Opinion 13 March 2026, 16:00 Nga VNA

Ramazani nuk është festë

Ndaje në Whatsapp
Ramazani nuk është festë

E dimë që shqipja mbaron fare për festa, atmosferë festive, lumturi, harmoni e plot të tjera si këto. Gjynah e keq më vjen për këtë dëshirë të lashtë për festa, por këto muhabetet me “sofra e iftarit”, “menuja e iftarit, “atmosfera e iftarit”, kafenetë plot, drita llambushka e dekorime ngado, etj., janë kot, janë gabim, deformim dhe largim nga thelbi i asaj çfarë duhet të jetë Ramazani. Dikush madje thoshte se është një “krishtlindjezim” i Ramazanit.

Ramazani nuk është festival. Nuk ka funksion kryesor aspektin social e komunitar, të dalmen me miq e me shokë e me familje, me shkëmbime dhuratash e momentesh lumturie. Kjo gjë është çshenjtërim, profanizim. Kulturë konsumi.

Ramazani është personal. Është të shohësh veten në pasqyrë. Të debatosh. Nëse bëheni tre: ti, vetja jote dhe Zoti, është shumë bukur. Në mos, dy është përsëri në rregull.

Epilog

Agjërim do të thotë uri. Nëse nuk ka uri, keq më vjen, por diçka nuk shkon që në fillim. Nuk ka kuptim asgjë. Këto ditë që kanë mbetur, mos dëgjo ekspertë ushqimi që të tregojnë si të kompensosh në iftar vitaminat e humbura gjatë ditës, mos dëgjo udhëzime si të shmangësh etjen, etj. Festa, menuja, gatimet, sofra plot, janë për Bajram. Ramazani është diçka tjetër.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme