Opinion 9 March 2026, 14:34 Nga VNA

Endacaku…

Ndaje në Whatsapp

Endacaku…

Nga Agim Xhafka

Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, qe 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje. Shteti deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune, pati vdekje natyrale. Kemi aritur në këtë derexhe sa që shoqëria jonë vdekjen nga uria, vdekjen nga e ftohta ta quajë vdekje natyrale. Krejt e zakonshme i duket këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta e natës, nga lagështia, nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat dhe shohin veç ëndërra me fitime e me udhëtime.

Beni nuk pati vërtet shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës që i futi dorën ne grykë e në zemër dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën, ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë. Beni pati plot e plot shenja tëtjea dhune, por qeverisë nuk i leverdis t'i tregojë. Se ato shenja janë grushtat e indiferencës, të harresës, të mospërkujdesjes. Është arroganca e pushtetit mafioz që vjen në karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh e grabit gjithë ditën e gjithë natën veç të fryjë fitimet. Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston. Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij. Ndaj e ftohta sa e pa jetim, sa e pa pa përkujdesje, iu afrua tinëz, e rrëmbeu. Pa dhunë të dukshme, pa shenja, por me egërsi dhe me gëzim kriminal.

Beni sot mori udhën per tek varrezat. Ai nuk jeton më, por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më. Ka vdekur, mbase edhe më përpara se e ftohta ta rrëmbente Benin. Se ne të gjallët jemi të pakallur. Bëjmë sikur marrim frymë dhe heshtim. Ben, ti shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e keqja nuk na ka marrë, nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt, i pavlerë. S'quhet njeri...

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme