Opinion 24 February 2026, 16:58 Nga VNA

Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

Ndaje në Whatsapp

Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

Nga Agim Xhafka

U bënë ditë që është e pamundur të udhëtohet matanë Librazhdit. Qoftë në Pogradec, qoftë në Maqedoni, në Korçë a Greqi. Shembja e një pjese të rrugës në Dragoshtun, afër Përrenjasit, pamundëson lëvizjen. Dëmi është i madh. Në sigurinë kombëtare, në ekonomi, në qendrueshmërinë e bizneseve.

Por kur pritej që së pari të protestonin banorët e zonës juglindore, se ata janë të goditurit direkt, mjafton të përmendësh turzmin e fundjavave në Korçë, sheh se hiç nuk ka lëvizje. Hiç protestë, hiç tubime për të nxitur qeverinë të gjejë zgjidhje, apo hiç grupe interesi që të duan garanci se nuk do të ndodhin më akte të tilla.

Pas një qetësie që flet në dukje për indiferentizëm e topitje civile del dhe një përfundim i trishtë, i dhimbshëm. Nuk dëgjohet asnjë zë nga Korça, a nga Pogradeci nga që banorët atje shumica në të vërtetë nuk janë atje. Pak që kanë ngelur e kanë lidhur jetën, të sotmen e të nesërmen, me shtetin fqinj. Me Greqinë konkretisht. Atje kanë bijtë, bijat, nipërit e mbesat. Mjafton të qëndrosh një mbasdite në Selanik psh dhe dëgjon atje veç shqip. Madje dhe thirrjen tipike:

Hajde kërnacka këtu!

Korça nuk është një zë që hesht, por është një zë që ka ikur. Nuk ka zë ky zë në Shqipëri. Andaj bllokimi i rrugëve u sjell dëm bujtinave dhe personelit të tyre. Populli i Korçës ecën në autostradat e Greqisë, ka drita e ujë atje pa ndërprerje. Ua solli këtë fat qeverisja e rilindjes. Që i dëboi dhe…i shpëtoi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme