Opinion 25 February 2026, 14:54 Nga VNA

Dhuna në shkollë nuk është disiplinë. Është dështim.

Ndaje në Whatsapp

Dhuna në shkollë nuk është disiplinë. Është

Nga Neli Demi 

Pamjet e fundit ku një mësuese ushtron dhunë fizike dhe verbale ndaj nxënësve nuk janë thjesht një “incident”. Janë një alarm. Dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme. Pa relativizime. Pa “edhe ne kështu jemi rritur”. Pa justifikime me stresin profesional. Stresi nuk shndërrohet në të drejtë për të poshtëruar apo goditur.


Por nëse duam të jemi seriozë, duhet ta shohim këtë përtej individit. Një situatë e tillë nuk ndodh në vakum. Ajo ndodh në një kulturë ku autoriteti ende ngatërrohet me frikën, ku bindja merret si sukses edukativ, dhe ku turpi përdoret si mjet disiplinimi. Në këtë kuptim, kemi të bëjmë jo vetëm me një dështim personal, por me një simptomë të një problemi më të thellë institucional dhe kulturor.


Si psikiatër, e di mirë çfarë ndodh në psikikën e një fëmije kur autoriteti që duhet ta mbrojë e poshtëron. Nuk krijohet respekt por turp. Nuk krijohet disiplinë por frikë. Dhe frika e brendësuar ose prodhon nënshtrim të verbër, ose revoltë të heshtur. Asnjëra nga këto nuk ndërton qytetarë të shëndetshëm.


Kjo ngjarje (dhe të tjera si këto me shumicë që publikohen ose jo) duhet të na shtyjë drejt disa pyetjeve serioze:
• A kanë fëmijët mekanizma të sigurt dhe të pavarur për të raportuar dhunën?
• A janë psikologët në shkolla realisht funksionalë?
• A trajnohen mësuesit jo vetëm metodikisht, por edhe emocionalisht për menaxhimin e frustrimit dhe autoritetit?


Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e fëmijëve të saj, po ndërton të ardhmen mbi frikë dhe reagimi ynë nuk duhet të jetë vetëm indinjatë tre ditore. Duhet të jetë vendosmëri për të ndërprerë një kulturë që e ka normalizuar dhunën si “edukatë”.


Fëmijët kanë nevojë për autoritet të drejtë, jo autoritet të frikshëm. Dhe ky duhet të jetë një standard i panegociueshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme