Opinion 22 February 2026, 11:41 Nga VNA

Rivlerësimi i masës për Veliajn dhe debati i papritur për paraburgimet: Drejtësi për të gjithë apo shqetësim selektiv për zyrtarët nën akuzë?

Ndaje në Whatsapp
Rivlerësimi i masës për Veliajn dhe debati i papritur për

Nga Isa Myzyraj

Më 24, Erion Veliaj do të dalë përpara gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë. Paralelisht me këtë proces, dy zhvillime po marrin formë: zërat që kërkojnë lirimin e tij dhe intensifikimi i debatit mbi paraburgimet e zgjatura, me akuza se drejtësia po rëndon mbi qytetarët përmes masave të tepruara.

Paraburgimi është një çështje thelbësisht ligjore, jo politike. Por momenti kur ky debat po ndizet është thellësisht politik. Me rritjen e toneve dhe presionit publik, krijohet përshtypja se po tentohet të ndikohet klima në të cilën veprojnë gjykatat e këtij vendi.

Në këtë republikë, mijëra qytetarë kanë qëndruar për vite në paraburgim, duke pritur përfundimin e proceseve të gjata gjyqësore. Hapja e papritur e debatit për “shqiptarët që dergjen në burgje”, pikërisht kur zyrtarë të lartë ndodhen nën akuzë dhe pas hekurave, nuk duket si një zgjim i ndjeshmërisë sociale. Më shumë ngjan si një shqetësim selektiv për miqtë, bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët.

Nuk është rastësi që partitë kryesore duken të rreshtuara në të njëjtën anë; hallet e tyre duken të përbashkëta. Ndërkohë, pritet që qeveria të çojë në Kuvend nisma të reja ligjore që ka gjasa të prekin pikërisht çështjen e paraburgimit. Dhe kjo nuk bëhet për qytetarin e zakonshëm në një zonë të thellë, që përfundon pas hekurave për një shkelje të vogël, si ajo e vjedhjes së energjisë për hekurin e rrobave sepse shpenzon shumë, por me një synim të qartë: paprekshmërinë e zyrtarëve të lartë.

Prandaj, qytetarët, intelektualët, aktivistët, të gjithë ata që kanë zë dhe hapësirë publike, duhet të qëndrojnë në anën tjetër të vijës. Parimi është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme