Opinion 21 February 2026, 14:54 Nga VNA

Myslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e tredhur”, por një shumicë e stigmatizuar

Ndaje në Whatsapp
Myslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e

Nga Vehap Kola

Deklarata e gazetarit Andi Bushati se myslimanët shqiptarë “sillen si një minorancë e tredhur” kërkon më shumë se një reagim emocional në studio televizive. Ajo kërkon një analizë të ndershme mbi kontekstin në të cilin kjo shumicë fetare ka jetuar dhe vepruar për dekada.

Myslimanët shqiptarë, ndonëse numerikisht shumicë, janë trajtuar shpesh jo si shumicë kulturore, por si subjekt potencial rreziku. Në debatin publik dhe në praktikën institucionale, identiteti mysliman është lidhur vazhdimisht me fjalë si “radikalizëm”, “ekstremizëm”, “rrezik” dhe “terrorizëm”. Kjo nuk është perceptim i izoluar, por një klimë e ndërtuar për vite me radhë.

Rasti i aktivistit Baki Goxhaj – i cili u përfshi në protesta për Gazën dhe u trajtua nga struktura të sigurisë si problematik – është vetëm një shembull i debatit të tensionuar mes shprehjes së bindjes politike dhe dyshimit institucional. Përballë kësaj klime, shumë drejtues fetarë kanë zgjedhur heshtjen, shpesh si strategji mbijetese në një ambient ku çdo zë mund të etiketohet.

Për analistët është e lehtë të kërkojnë protesta masive. Por është më e vështirë të pranohet se sfera publike shqiptare nuk ka qenë gjithmonë neutrale ndaj myslimanëve. Për 30 vite, narrativa dominante ka prodhuar një figurë të myslimanit si “për t’u monitoruar”. Edhe vetë Bushati, në shkrime të mëparshme, ka paralajmëruar për rrezikun e “islamikëve” që mund të imponojnë sheriatin – një gjuhë që kontribuon në këtë klimë dyshimi.

Nuk mund të injorohet fakti që për vite me radhë janë investuar energji, projekte dhe fonde në “parandalimin e radikalizmit”, duke krijuar një ndjenjë survejimi kolektiv. Kur një komunitet përballet vazhdimisht me dyshim, ai fillon të vetëdisiplinohet. Shmang ekspozimin publik, kalkulon çdo fjalë dhe e përjeton identitetin si kosto.

Ky është fenomeni që sociologët e quajnë internalizim i stigmës. Nuk është mungesë guximi, por mekanizëm mbijetese në një ambient ku theksimi i identitetit fetar perceptohet si risk për karrierën, integrimin apo sigurinë personale.

Në vend që të akuzohen myslimanët për “tredhje”, ndoshta duhet pyetur: çfarë ambienti kemi ndërtuar? A kemi reaguar me të njëjtin patos kur institucionet e sigurisë kanë trajtuar myslimanët me dyshim, siç reagojmë kur preken figura politike?

Myslimanët shqiptarë nuk janë një shumicë e tredhur. Ata janë një komunitet që ka mësuar, përmes përvojës, se rënia në sy si mysliman ka çmim. Dhe derisa ky çmim të ulet, heshtja do të mbetet jo shenjë dobësie, por simptomë e një klime që ende nuk është e barabartë për të gjithë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme