Opinion 19 February 2026, 15:08 Nga VNA

Banka e Shqipërisë drejt “vdekjes klinike”. Opozita duhet të bojkotojë menjëherë “bordin e narko-oligarkisë”

Ndaje në Whatsapp

Banka e Shqipërisë drejt “vdekjes klinike”. Opozita duhet

Nga Muriel

Ajo që po ndodh me Bankën e Shqipërisë nuk është thjesht një procedurë emërimi; është një atentat ndaj shtyllës fundore të shtetit. “Kalaja e Lekut” po pushtohet nga mercenarët e interesave private dhe shërbëtorët e mafies së pushtetit. Pyetja që sot kërkon përgjigje me “Po” ose “Jo” është: A do të pranojë Opozita të bëhet bashkëfajtore në këtë vrasje institucionale apo do të guxojë ta godasë këtë pazar me bojkot?

Procesi nisi si një skenë krimi: aplikime që dorëzoheshin vetëm dorazi, larg syve të publikut, në zyrat e errëta të Kuvendit. Ky filtër mafioz shërbeu për të eliminuar çdo profesionist që nuk ka vulën e “Klanit” në ballë. Autokracia e Edi Ramës ka grisur çdo rregull të vjetër të balancës, duke emëruar vetëm “ushtarët” e devotshëm që do t’i bëjnë dritë pastrimit të parave dhe monopoleve.

Ky nuk është më Këshill Mbikëqyrës, por një tavolinë ku interesat familjare kryqëzohen me ato të mafies financiare:

* Holta Zaçaj (shpërblimi për shërbimet në Kushtetuese): Kandidimi i saj është prova demaskuese se Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e saj, nuk ishte asgjë më shumë se një filial i Partisë Socialiste. Pasi kreu “misionin” e saj në krye të Kushtetueses duke i shërbyer me devotshmëri interesave të mazhorancës, Zaçaj po shpërblehet me një “parashutë të artë” në Bankë.

* Matilda Shehu: Kandidatura e saj personifikon kapjen totale. Ndërsa ajo kërkon të ulet në bordin e Bankës së Shqipërisë, bashkëshorti i saj mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe vëllai i saj është Kryetar i Bordit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Kjo familje kontrollon drejtësinë, sigurimet dhe tani kërkon edhe licencat bankare. Kur një familje e vetme kontrollon drejtësinë dhe mbikëqyrjen financiare, interesi publik ka vdekur.

* Ervin Mete: Ky personazh është “kali i Trojës” i oligarkisë së naftës. Ish-kryetari i G99 është sponsorizuar hap pas hapi nga interesat e bizneseve: fillimisht u dërgua te AMF, më pas te Ministria e Financave dhe tani po instalohet te Banka e Shqipërisë. Ai nuk është aty për Lekun, por për të garantuar që perandoria e naftës të ketë “imunitet” në çdo transaksion.

* Selami Xhepa: Ky është “karremi” më i kamufluar. I lobuar fort nga Henri Çili i UET, Xhepa është gjethe fiku që përdoret për të mbuluar me ngjyra “opozitare” emrat e tjerë. Opozita po ftohet në një pazar ku i ofrohet një karrige për Xhepën, në këmbim të dorëzimit të të gjithë Bankës në duart e narko-oligarkisë.

Pjesëmarrja e Opozitës në këtë votim farsë nuk është “përgjegjësi institucionale”, por pjesëmarrje e hapur në krim. Në momentin që uleni në atë sallë për të votuar këtë listë, ju zyrtarisht vdisni si alternativë. Ju nuk mund të denonconi nesër pastrimin e parave të drogës apo kapjen e drejtësisë, kur sot ngrini dorën për njerëzit e oligarkisë.

Ky bord nuk është produkt i meritokracisë, por i një sistemi të inkriminuar. Çdo votë pro kësaj pakete emrash është një votë pro “stabilitetit” të narko-eurove dhe pro instalimit të mafies financiare në bordin që duhet të ishte mburoja e Lekut.

Opozita ka vetëm një rrugë: bojkot total dhe pa kushte. Denonconi këtë maskaradë, demaskoni oktapodin familjar që po gllabëron institucionet dhe mos u bëni palë në vrasjen e pavarësisë monetare. Koha për të mbrojtur “Kalanë e Lekut” është tani. Në të kundërt, pranoni publikisht se jeni thjesht një fasadë e shëmtuar që mban qiririn ndërsa narko-oligarkia vjedh të ardhmen e shqiptarëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme