Politika 10 March 2026, 12:53 Nga VNA

Kuvendi i Shqipërisë nën shënjestrën e "Homeland Justice": Hakohen e-mailet e deputetëve

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Shqipërisë nën shënjestrën e "Homeland

Një sulm i ri kibernetik ka goditur sot infrastrukturën teknologjike të Kuvendit të Shqipërisë, duke paralizuar punën e administratës dhe ligjvënësve. Prej orëve të mëngjesit, sic ka mësuar VNA, deputetët dhe stafi mbështetës kanë humbur aksesin në kompjuterët e tyre dhe në llogaritë zyrtare të komunikimit.

Grupi i njohur si "Homeland Justice" ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se kanë siguruar të gjithë korrespondencën elektronike të muajve të fundit. Sipas njoftimit të tyre në platformën Telegram, bisedat private dhe dokumentet zyrtare të "anëtarëve të korruptuar të Kuvendit" janë tashmë në duart e tyre.

"Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni," thuhet në mesazhin kërcënues të hakerëve, i cili shoqërohet me akuza të forta për strehimin e personave me precedentë kriminalë.

Aktualisht, sistemi IT i Parlamentit mbetet jashtë funksionit ndërsa po punohet për të vlerësuar shkallën e dëmit dhe për të rikthyer sigurinë në rrjet. Ky sulm pason serinë e goditjeve kibernetike që kanë shënjestruar institucionet shqiptare gjatë vitit të fundit, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi mbrojtjen e të dhënave shtetërore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme