Opinion 15 December 2025, 17:49 Nga VNA

A jetohet pa vjedhur?

Ndaje në Whatsapp
A jetohet pa vjedhur?

Nga Agim Xhafka

Spontanisht pyeta kështu veten pas një dialogu me fqinjin tim Nardin. Punon në administratë. Gruan e ka mësuese, kanë dy fëmijë. Vajzë e djalë.

-Kisha një hall në Kadastër e për vite nuk e zgjidhja. Ndërhyri një krushku im, i dha dikujt një rryshfet dhe përfundoi çdo gjë brenda ditës,-i thashë.

-Vidhet kudo,-më tha. -Në çdo zyrë sa hyn nuk të shohin në sy, te duart hedhin vështrimin.

Më erdhi çudi se dhe ai në zyrën e shtetit punon. Po s’më la gjatë kështu.

-Unë jam fqinji yt, banoj me qira. Ti e di që paguaj 600 euro në muaj, aq sa merr rrogë Zamira, gruaja. Pra muajin e kaloj me rrogën time që pas taksave ngelet 800 euro nga që jam shef e kam goxha pagë. Veç ushqim duam mesatarisht 30 euro në ditë. Pra 900 në muaj. Dola 100 minus qysh te ushqimi. Po ngrohja, po gatimi, po interneti, po celularët, po librat e veshjet e fëmijëve se për fat i kam në shkollë publike. Nuk kam as makinë, as bëj udhëtime e pushime jashtë. Për një jetë modeste mbi rrogë më duhen edhe 500 euro shtesë. Ndryshe… ndryshe nuk di ç’rrugë të marr.

Arsyetim i plotë. Me aq rrogë vërtet nuk ia del sado i ndershëm të jesh. E kështu janë shumica. Andaj me turp, pa turp presin lëmosha nga qytetarët. Shteti e di, në vend t’u japë dinjitet i le siç janë. Vidhni nga pak se nga shumë do të vjedh unë qeveria me shokët e mij.

Nardi çdo mëngjes shkon me urban në punë. Edhe e shoqja. Fëmijët më këmbë, e kanë shkollën pranë. Fat që akoma nuk e dinë që babai i tyre diçka merr nën dorë. Ndërgjegja çdo ditë i thotë, mos e prano. Ndërsa nevoja i thotë, nxito ore, nxito!

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme