Opinion 13 Janar 2026, 09:26 Nga VNA

18 vite, dy shtete, dy realitete politike. Pse Kosova ofron më shumë përfaqësim se Shqipëria

Ndaje në Whatsapp

18 vite, dy shtete, dy realitete politike. Pse Kosova ofron më shumë

Ka shumë argumente që përdoren në analiza për të kuptuar se sa demokratik është një sistem dhe çfarë shkalle përfaqësimi siguron. Megjithatë, edhe me një indeks tepër të thjeshtuar mund të arrihet i njëjti përfundim.

Po bëjmë një pyetje të thjeshtë: një shqiptar i lindur në vitin 2008 – vit kur u shpall pavarësia e Kosovës (pra kur Kosova u barazua si shtet me Republikën e Shqipërisë) – me prindër shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria (pra bartës i dy shtetësive), sa kryeministra kanë ndikuar në jetën e tij 18-vjeçare deri më sot?

18 vite, dy shtete, dy realitete politike. Pse Kosova ofron më shumë

Republika e Shqipërisë

Sali Berisha ka qenë kryeministër në periudhën 2008 – shtator 2013, i përfaqësuar nga Partia Demokratike.

Edi Rama është kryeministër nga shtatori 2013 deri më sot, janar 2026, i përfaqësuar nga Partia Socialiste.

Republika e Kosovës

Hashim Thaçi ka qenë kryeministër nga shkurti 2008 deri në dhjetor 2014, i përfaqësuar nga PDK.

Isa Mustafa ka drejtuar qeverinë nga dhjetori 2014 deri në shtator 2017, i përfaqësuar nga LDK.

Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër nga shtatori 2017 deri në shkurt 2020, i përfaqësuar nga AAK.

Albin Kurti ka qenë kryeministër në periudhën shkurt 2020 – qershor 2020, i përfaqësuar nga VV.

Avdullah Hoti ka drejtuar qeverinë nga qershori 2020 deri në mars 2021, i përfaqësuar nga LDK.

Albin Kurti është sërish kryeministër nga marsi 2021 deri më sot, janar 2026, i përfaqësuar nga VV.

Një i ri 18-vjeçar me shtetësi të dyfishtë shqiptare numëron në Kosovë pesë kryeministra, që përfaqësojnë tri forca politike, ndërsa në Republikën e Shqipërisë numëron dy kryeministra, nga dy forca politike, njëri prej të cilëve ka 13 vite në pushtet.

Me të drejtë, tani që hyn në moshë madhore, ai mendon se Kosova i ofron më tepër shanse për përfaqësim dhe zgjedhje ndërmjet programeve politike.

Në të vërtetë, në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku brezat zëvendësojnë njëri-tjetrin, sistemi politik dhe zgjedhor në Shqipëri nuk ofron më alternativa. Ajo që në dukje ngjan si stabilitet, në fakt është ujë i ndenjur, që nuk lejon as zgjedhje reale dhe as përfaqësim.

Në Kosovë, edhe kur sistemi keqpërdoret për rrëzime apo pengime të panevojshme të punës së qeverisë, dëmi që shkaktohet mbetet më i vogël, sepse votuesi ka mundësi ta korrigjojë veten dhe përfaqësimin e tij në qeveri.

Padyshim, sot Kosova ka një ngrehinë zgjedhjeje dhe përzgjedhjeje më demokratike dhe më përfaqësuese sesa Republika e Shqipërisë.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme