Opinion 15 January 2026, 17:13 Nga VNA

“Shqiptarët e Harvardit”

Ndaje në Whatsapp

“Shqiptarët e Harvardit”

Nga Auron Tare

Dje isha në Harvard. Në Harvard Square sheshi modest i universitetit, më priste personi me të cilin kisha lënë takim, një profesor i shquar i historisë dhe i gjuhës së lashtë greke, me origjinë ballkanike dhe me dije të thelluara mbi gjuhësinë dhe historinë e gadishullit. Ai më shoqëroi dhe më prezantoi me koleksionin që kisha ardhur për të parë, një koleksion i jashtëzakonshëm i kulturës shqiptare, për të cilin, fatkeqësisht, vetë institucionet tona tregojnë pak interes për te.

Përtej bisedave të gjata historike dhe këndvështrimeve të ndryshme mbi ngjarjet në “fshatin” tonë të përbashkët ballkanik, e pyeta për studentët shqiptarë në Harvard. Me kënaqësi më tha se tashmë në Harvard ka leksione mbi gjuhën shqipe dhe se studentët shqiptarë dallohen për këmbënguljen dhe seriozitetin e tyre.

Çfarë bëjnë kur kthehen në Shqipëri? më pyeti profesori.

Mbeta për një çast pa fjalë. Nuk dija çfarë t’i përgjigjesha. Nuk kisha një ide të qartë ne se ata kthehen ne Shqiperi apo se se sa studentë të diplomuar në Harvard janë sot pjesë e rrethit intelektual në Shqipëri.

Pse, vazhdoi ai, nuk ka ndonjë ide të saktë se ku janë të angazhuar apo çfarë kontributi japin atje?

Për ta shmangur padijen time, e devijova bisedën drejt koleksionit që kisha ardhur për të parë. U ndamë. Profesori u largua në këmbë drejt godinave të kuqe të universitetit, ndërsa unë drejt stacionit të trenit.

Pyetja e tij, pa përgjigje, më mbeti në mendje gjatë gjithë rrugës së kthimit:

Çfarë bëjnë studentët shqiptare te Harvardit për vendin e tyre?

Nuk e dija përgjigjen për sot. Por di për katër studentët e parë shqiptarë që u edukuan në këtë universitet famëmadh. Çfarë bënë ata për Shqipërinë dhe si përfunduan?

Fan S. Noli, i diplomuar në vitin 1912. Shkrimtar, përkthyes, kryeministër, peshkop, punëtor i palodhur për Shqipërinë. Vdiq i vetmuar dhe në varfëri, në Florida.

“Shqiptarët e Harvardit”

Faik bej Konica, erudit i shkëlqyer, atdhetar dhe penë therëse kundër injorancës së mëmëdheut. Politikan, gazetar, botues, diplomat. I diplomuar në vitin 1912. Vdiq i vetëm në një hotel në Uashington, me vetëm pesë dollarë në xhep.

“Shqiptarët e Harvardit”

Koço Tashko, personalitet kulturor dhe politik, kontribuues i rëndësishëm i mendimit përparimtar të majtë të kohës. Komunist naiv. Vdiq në moshë të thyer në burg, i harruar nga pothuajse të gjithë ish miqtë e revolucionit.

“Shqiptarët e Harvardit”

Kostandin Çekrezi, i diplomuar në Harvard në vitin 1918. Botues, gazetar, revolucionar, politikan. Pjesëmarrës në Kryengritjen e Fierit. I dënuar me vdekje dhe më pas i falur. Tërë jetën dhe veprimtarinë ia kushtoi Shqipërisë. Vdiq i vetmuar, në varfëri të plotë.

“Shqiptarët e Harvardit”

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme