Foto-Lajm 21 Janar 2026, 17:59 Nga VNA

"Çlirohet" Biblioteka Kombëtare, qeveria shkarkon Pirro Mishën, mister pasuesi

Ndaje në Whatsapp
"Çlirohet" Biblioteka Kombëtare, qeveria shkarkon Pirro

Pas vitesh pengmarrje dhe vegjetimi të Bibliotekës Kombëtare, qeveria ka shkarkuar Pirro Mishën si drejtor i Bibiliotekës Kombëtare. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

Misha u emërua nga qeveria Rama drejtori i Bibliotekës Kombëtare në vitin 2019, ku zëvendësonte në këtë detyrë Persida Asllanin.

Mbetet për t’u parë se cili do jetë pasuesi i Mishës në postin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Video

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë. Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie.

Adriatik Lapaj, i cili prej javësh po proteston para Kryeministrisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet momenti kur Policia ndërhyn dhe heq plastmasin ku ai qëndron së bashku me mbështetës të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Në postimin e tij, Lapaj shkruan me ironi: “Sapo erdhën policat dhe sekuestruan arsenalin e radhës. Plot 10 m² plastmas. EDI plastmasi!” Më tej, ai ironizon duke thënë se policët e Edi Ramës, më 21 janar do të dalin të qajnë për protestuesit, ndërkohë që sot nuk e lejojnë atë të protestojë para Kryeministrisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme