Panairi i Librit ka hapur dyert dhe vetëm në ditën e parë të tij mijëra qytetarë kanë vizituar stendat e shtëpive botuese. Interesi i lexuesve ka qenë i lartë, por mungesa e ofertave apo uljeve të ndjeshme e bën librin sërish një luks për shumëkënd. Edhe këtë vit, çmimet mbeten të larta dhe librat të paarritshëm për një pjesë të madhe të lexuesve.
Ndërkohë që çdo vit pritet me interes për të parë prurjet e reja në tregun e librit, Biblioteka Kombëtare, institucioni që duhet të ishte “oazi” i leximit dhe shpërndarjes falas të dijes, është lënë në harresë.
E drejtuar nga një person që njëkohësisht është edhe pronar i një prej librarive më të mëdha në vend, institucioni duket se po vuan pasojat e konfliktit të interesit dhe mungesës së vizionit. Biblioteka Kombëtare është kthyer në një institucion pasiv, të cilit po i zbehet roli në zhvillimin e kulturës së leximit dhe ruajtjen e trashëgimisë së librit.
Nëse kjo gjendje nuk është e qëllimshme, mbetet për t’u pyetur se çfarë tjetër e justifikon neglizhencën ndaj një institucioni të tillë.
Sot, çdo lexues duhet të ndjejë përgjegjësinë për të reaguar ndaj kësaj apatie. Heshtja e intelektualëve dhe mungesa e zërit qytetar vetëm sa e thellon krizën e leximit. Është koha për të kërkuar një çlirim të Bibliotekës Kombëtare nga gjendja e “vegjetimit” ku është zhytur dhe për t’i rikthyer librit vendin që meriton në jetën kulturore të vendit.
Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta.
Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.
Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.
Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent.
Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke.
Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës.
Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë.
Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet.
NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia.
Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët.
Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.