Foto-Lajm 9 Nëntor 2025, 18:13 Nga VNA

Votime në errësirë....në Vlorë votohet nën dritën e qiriut

Ndaje në Whatsapp
Votime në errësirë....në Vlorë votohet nën

Në Vlorë...votim nën dritën e qiriut. Kjo foto është bërë pak minuta para mbylljes së orarit zyrtar në një nga qendrat e votimit në shkollën e mesme "Mustafa Qemal Ataturku". Siç duket edhe nga fotoja, qytetarët kanë votuar në errësirë. 

Ndërkohë që në orën 18:00 është mbyllur orari zyrtar i votimit të zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit.

Qendrat e votimit në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë u hapën në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm.

KQZ vendosi që votimet të mbylleshin në ora 18:00 dhe jo në 19:00 siç është traditë në zgjedhjet, për shkak të stinës ku ndodhemi.

 

 

Video

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

13 dhjetor 2021. Sali Berisha për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit: Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër. Pas 4 vitesh nuk ka ende asnjë transparencë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme