Foto-Lajm 29 Tetor 2025, 11:12 Nga VNA

Eugert Sino, pjesë e grupit kriminal në Tiranë, Laç e Burrel

Ndaje në Whatsapp
Eugert Sino, pjesë e grupit kriminal në Tiranë, Laç e

Ky është Eugert Sino, i cili u arrestua pas zbulimit të një arsenali armësh në Tiranë. Sino rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.

Nga hetimet rezulton se ai është pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal që vepronte në Tiranë, Laç e Burrel.Grupi kriminal dyshohet të ketë kryer disa vrasje.

Dyshohet se armët që u zbuluan në një furgon kishin hyrë nga Kosova.

Video

Janë sekuestruar snajpera, pistoleta, sasi dinamiti. Një person ka përfunduar në pranga. Armët janë gjetur në një furgon me mbishkrimin “mirëmbajtja rrugore”. -12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; -6 armë zjarri automatike; -5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); -1 silenciator; -17 krehra për armë zjarri të ndryshme; -pjesë të ndryshme armësh zjarri; -15 000 fishekë; https://www.vna.al/kronika/zbulohet-furgoni-me-armatim-snajper-dhe-municion-luftarak-i16258

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mjegulla e dendur ka përfshirë Rrugën e Kombit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve nga terreni, intensiteti më i madh i mjegullës është regjistruar në zonën e Rrëshenit, ku shikueshmëria është shumë e kufizuar. Autoritetet rrugore u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Përmbytje të mëdha kanë goditur kryeqytetin Kingston të Xhamajkës, teksa uragani Melissa lëviz mbi Karaibe. Në disa zona të vendit pritet të bien deri në 76 centimetra shi. Rrugët në kryeqytet janë bllokuar dhe disa banorë po ecin nëpër ujë për të pastruar dëmet e shkaktuara. Ministri i Qeverisjes Vendore, Desmond McKenzie, deklaroi se i gjithë vendi “ka ndier fuqinë e Melissës”, e cila tashmë është përforcuar në një uragan të kategorisë së katërt.

Një bankomat në Sainsbury është vjedhur duke përdorur një makinë ngritëse teleskopike. Në video duket momenti kur bankomati ngrihet nga makina ngritëse teleskopike dhe ngarkohet në një automjet tjetër, i cili largohet me shpejtësi nga sheshi. Policia e Thames Valley njoftoi se po heton grabitjen që ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të së dielës në dyqanin lokal të Sainsbury’s në Brooklands Square, Milton Keynes. Sipas policisë, në vendngjarje është vendosur një perimetër sigurie dhe ka një prani të shtuar policore në zonë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme