Foto-Lajm 18 Tetor 2025, 17:17 Nga VNA

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan, Janusz Bugajski

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë analisti i njohur amerikan, Janusz Bugajski

Ka ndërruar jetë analisti i njohur amerikan dhe një prej zërave më me ndikim për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski. Lajmi është bërë i ditur nga Elez Biberaj, ish-drejtor në Zërin e Amerikës, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të ngushtë.

“U trondita dhe u trishtova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, një autor i frytshëm, botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i palëkundur për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit,” shkruan Biberaj në rrjetin social Facebook.

Ai shtoi se Bugajski ishte një mysafir i rregullt dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe se pikëpamjet e tij ishin “vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara”.

“Gjatë viteve, kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht në çështjet e Ballkanit. Arrita të admiroja jo vetëm për intelektin e tij, por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që ai i mbante të shtrenjta. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë shumë. Pusho në paqe, Janusz”, përfundon Biberaj.

Janusz Bugajski ishte një nga analistët më të njohur ndërkombëtarë për rajonin e Ballkanit, i pranishëm vazhdimisht në mediat shqiptare me intervista, analiza dhe opinione të guximshme. Ai ishte një zë kritik dhe i pavarur ndaj politikës rajonale, duke nxitur reflektim dhe mendim kritik në publik dhe tek vendimmarrësit politikë në vendet e Ballkanit.

 

 

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme