Foto-Lajm 20 Shtator 2025, 16:47 Nga VNA

Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

Ndaje në Whatsapp
Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

Ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka mbyllur zyrtarisht karrierën e saj në diplomaci. Lajmi është bërë publik nga gazetari Blendi Fevziu, ndërsa ceremonia e largimit u mbajt një ditë më parë në Uashington.

Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, miq të ngushtë, kolegë dhe figura të njohura të diplomacisë, përfshirë ish-Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dhe Ambasadorin aktual të Shqipërisë në Uashington. 

Yuri Kim shërbeu si ambasadore në Shqipëri gjatë viteve 2019–2023, ku u bë një figurë e njohur dhe shpesh herë e zëshme në mbështetje të reformës në drejtësi dhe forcimit të institucioneve demokratike. Gjatë karrierës së saj diplomatike, ajo ka shërbyer gjithashtu në vende me rëndësi strategjike për SHBA-në, përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë, Kinën, Irakun, Turqinë dhe Shqipërinë.

Video

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Në selinë e PD pritet të nisë mbledhja e Kryesisë, ku do të diskutohet për protestat e paralajmëruara, por edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhje i pranishëm dhe Ervin Salianji.

16 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që kanë goditur enklavën. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të cilët vdiqën nga ekspozimi ndaj të ftohtit. Sipas Mbrojtjes Civile, 13 shtëpi u shembën nga moti i keq, ndërsa shumë familje palestineze mbetën pa strehë pasi tendat e improvizuara u shkatërruan. UNICEF paralajmëron se temperaturat gjatë natës bien në 8–9 gradë dhe kushtet e rënda sanitare rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme