Foto-Lajm 5 Shtator 2025, 17:57 Nga VNA

Gaza po vijmë! Mision humanitar i Flotiljes “Global Sumud” për të çarë bllokadën

Ndaje në Whatsapp
Gaza po vijmë! Mision humanitar i Flotiljes “Global Sumud”

Një flotilje me mision humanitar është nisur ditët e fundit nga ujërat e Mesdheut me destinacion final Rripin e Gazës. "Global Sumud Flotilla", një iniciativë ndërkombëtare e pavarur, ka për synim të çajë bllokadën izraelite dhe të dorëzojë ndihma emergjente për popullsinë civile palestineze, e cila prej muajsh ndodhet në një krizë të thellë humanitare.

Në një mesazh video nga bordin e një prej anijeve, aktivisti Thiago Ávila deklaroi:

"Thuajini popullit të Gazës se po vijmë." Ai konfirmoi se flotilja është aktualisht në lundrim dhe se ndalesa e radhës do të jetë në Tunizi, ku pritet të bashkohen anije të tjera që mbajnë ndihma dhe aktivistë nga vende të ndryshme.

Kjo flotilje përfaqëson përpjekjen më të madhe të organizuar jashtë strukturave shtetërore për të ofruar ndihmë humanitare në një zonë të rrethuar nga lufta dhe ku hyrja e ndihmave është jashtëzakonisht e kufizuar. Ajo synon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare mbi krizën humanitare në Gaza dhe të sfidojë në mënyrë paqësore izolimin e vazhdueshëm të mbi 2 milionë palestinezëve.

Organizatorët e misionit theksojnë se veprimtaria e flotiljes është krejtësisht paqësore dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare humanitare, duke apeluar për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.

 

 

Video

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme