Foto-Lajm 26 Gusht 2025, 13:49 Nga VNA

Hapet për qarkullim ura e re në Mitrovicë

Ndaje në Whatsapp
Hapet për qarkullim ura e re në Mitrovicë

Hapet për qarkullim njëra nga urat e reja mbi Lumin Ibër në Mitrovicë. Lajmin e bëri publik, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla. Pak muaj më parë, qeveria në detyrë e Kosovës filloi me ndërtimin e dy urave të reja në të dy anët e urës kryesore mbi Lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë: në atë veriore të banuar me shumicë serbe dhe atë jugore të banuar me shumicë shqiptare. 

Qeveria e Kosovës ka theksuar vazhdimisht, se ndërtimi i këtyre urave, njëra për këmbësorë dhe tjetra për automjete, ka për qëllim “të lidhë Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut”, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta. “Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, shkroi Sveçla në Facebook, duke postuar një fotografi të veturave duke kaluar mbi urën e re mbi Ibër. 

Fillimi i ndërtimit të urave të reja mbi Lumin Ibër u kundërshtua nga serbët lokalë. Bashkimi Evropian është shprehur, se “çdo projekt infrastrukturor ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira” dhe se “është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”. Ura kryesore mbi Lumin Ibër në Mitrovicë, disa herë ka qenë arenë përplasjesh etnike pas luftës dhe që nga ajo kohë, ajo mbikqyret nga forcat e KFOR-it. Ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme