Të bëjmë si Shën Augustini, altruizmi të mbizotërojë mbi kërkimin shkencor
Në audiencën e sotme me Rrjetin Ndërkombëtar të Ligjvënësve Katolikë, një rrjet i ligjvënësve dhe zyrtarëve publikë katolikë, Papa i parë rregulltar augustinian propozoi pikërisht Shën Augustinin dhe në veçanti vizionin e tij për botën të përmbledhur në veprën "Qyteti i Zotit", si model aktual për njerëzimin, në një kontekst ku, tha Leoni XIV, "jemi të shqetësuar për drejtimin që po merr bota jonë".
"Lulëzimi i vërtetë njerëzor buron nga ajo që Kisha e quan ‘zhvillim integral njerëzor’ – pra zhvillimi i plotë i njeriut në të gjitha dimensionet: fizik, social, kulturor, moral dhe shpirtëror”, tha Papa sot gjatë një audience për pjesëmarrësit e takimit vjetor të Rrjetit Ndërkombëtar të Ligjvënësve Katolikë (ICLN).






















