Foto që shihni është shpërndarë në rrjetet sociale nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan. Pasi nuk arritën t’i shpëtojnë, tani “njoftojnë” se po groposin bagëtitë.
“Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur”, thuhet në njoftim.
Por sërish, asnjë shifër zyrtare:
Sa bagëti ngordhën?
Sa familje humbën të vetmen të ardhur?
Kush mban përgjegjësi për mosreagimin në kohë?
Asnjë përgjigje. Vetëm propagandë dhe prezencë zyrtarësh.
Për t’i dhënë "peshë" procesit të groposjes, në vendngjarje nuk harrojnë të njoftojnë se morën pjesë drejtori i Shërbimit Veterinar, stafi dhe vetë kryetari i Bashkisë Gramsh. Sepse edhe një fatkeqësi... nuk duhet humbur pa një foto dhe një fjalim.






















