Foto-Lajm 1 Korrik 2025, 14:22 Nga VNA

Pensionistët, në 40 gradë në radhë për abone, kryetarja e komanduar e bashkisë rimobilon zyrën 465 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Pensionistët, në 40 gradë në radhë për abone,

Pak javë më parë Kryetarja e  Komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani hapi një tender me vlerë 465 mijë euro për rimobilimin e zyrës, tender që u anullua nga Komisioni i Prokurimit Publik për shkak të kritereve diskriminuese që ishin si kostum i qepur për një kompani të caktuar.

Faturën e luksit të Bashkisë Tiranë e paguajnë qytetarët e thjeshtë dhe taksapaguesit. Çdo muaj qindra pensionistë presin për orë të tëra nën temperaturat përvëluese për të marrë abonetë falas në pikat e shpërndarjes së aboneve.

Në një reagim publik në Facebook "Qendresa Qytetare" kërkon që të ndryshohet mënyra e dhënies së aboneve për pensionistët dhe shpërndarja e tyre të behet në postat ku merret pensioni me kriter të vetëm librezën e pensionit.

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme