Foto-Lajm 2 Qershor 2025, 17:11 Nga VNA

Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet

Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Bllokut me prioritet për këmbësorët duket se do të zërë vend së shpejti. Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët ‘Ibrahim Rrugova’ – ‘Nikolla Tupe’ – ‘Sami Frashëri’ – ‘Brigada VIII'(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama. Fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku. “Blloku aksesohet nga rruga kryesore ‘Ismail Qemali’, e cila lidhet me bulevardin kryesor të Tiranës, ‘Dëshmorët e Kombit’, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me bulevardin ‘Bajram Curri’ përmes rrugëve ‘Ibrahim Rugova’, ‘Vaso Pasha’ dhe ‘Sami Frashëri’, si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën ‘Ismail Qemali’, të cilat janë: rruga ‘Brigada e VIII’, ‘Pjetër Bogdani’ dhe ‘Nikolla Tupe’. Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga ‘Ismail Qemali’, ‘Pjetër Bogdani’, ‘Brigada VIII’, ‘Vaso Pasha’ dhe ‘Sami Frashëri’ vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura”, thuhet në raport. ‘Walk 21’, Rikualifikimi i Rrugëve të Bllokut Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve. Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë: • Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët, • Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar, • Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta, • Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet, • Rrugët do të jenë multifunksionale. Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë: • Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m, • Eliminimi i parkimeve anësore, • Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta, • Propozimi i elementeve urbane që do t’u shërbejnë këmbësorëve. Rruga ‘Ismail Qemali’ Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor. Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”. Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rrëshqitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit. Rruga ‘Brigada VIII’, ‘Pjeter Bogdani’, & ‘Vaso Pasha’ Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët. Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuaret zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri). Monitor

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme