Në Vorë dhe në Njësinë 10, ku është zhvilluar votimi elektronik, ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit. Normalisht, në momentin që përfundon procesi i votimit, printohen biletat me numrin e votave në mënyrë automatike, ashtu si ka ndodhur edhe me këtë qendër votimi në Vorë. Nuk dihen arsyet pse KQZ nuk publikon rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur dhe të veshur me të zeza hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi, në Uellsin e Ri Jugor.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tetë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa zona rreth plazhit mbetet e rrethuar nga policia. Dyshimet për dy personat e përfshirë kanë rezultuar në arrestimin e tyre. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej sulmuesve është neutralizuar nga një person i pranishëm në vendngjarje.
https://www.vna.al/bota/dy-persona-qellojne-me-arme-mbi-turmen-e-njerezve-ne-festen-hebraike-ne-aus-i17887

Rama ç’armatos Isa Boletinët e BKH-së.
Rama ç’armatos Isa Boletinët e BKH-së.
Një avion Boeing 777-200ER i United Airlines kreu një ulje emergjente në aeroportin Washington Dulles, pak minuta pas ngritjes për në Tokio, për shkak të një defekti teknik në motor.
Sipas njoftimit të linjës ajrore, fluturimi UA 803 u detyrua të kthehej menjëherë në aeroportin e nisjes pasi u konstatua humbje e energjisë në një nga motorët. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe nuk u raportuan të lënduar mes 275 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit.
United Airlines u kërkoi ndjesë pasagjerëve për kthimin e papritur, duke sqaruar se avioni do t’i nënshtrohej kontrolleve dhe riparimeve teknike përpara se të rifillonte fluturimin. Udhëtarët pritet të transportohen drejt destinacionit final, aeroportit Haneda në Tokio, me një avion tjetër.
https://www.vna.al/bota/defekt-ne-motor-avioni-united-airlines-ben-ulje-emergjente-ne-uashington-pa-i17882

Një sulm me armë zjarri në Universitetin Brown, në shtetin amerikan të Rhode Island, la të vdekur dy studentë dhe plagosi nëntë persona të tjerë, duke vënë në alarm autoritetet dhe komunitetin akademik.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, kur autori i dyshuar hapi zjarr brenda një klase në ndërtesën e inxhinierisë “Barus and Holley”, në pjesën lindore të kampusit, ku po zhvilloheshin provimet përfundimtare, raporton BBC.
Sipas autoriteteve shëndetësore, shumica e të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, por të stabilizuar. Spitali i Rhode Island është vendosur në regjim izolimi, ndërsa operacioni për kapjen e të dyshuarit vijon.
Policia ka dhënë informacion të kufizuar për autorin e dyshuar, por ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku ai shihet duke u larguar nga ndërtesa pas sulmit, pa u identifikuar qartë.