Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të nisë më 7 maj në Vatikan, siç u vendos nga Kongregacioni i pestë i përgjithshëm i kardinalëve, në përputhje me rregullat liturgjike pas vdekjes së një Pape.
Aktualisht janë 252 kardinalë, nga të cilët 135 kanë të drejtë vote. Papa Françesku, që ndërroi jetë më 21 prill në Romë pas disa problemeve shëndetësore, do të mbahet mend si “Papa i mëshirës”, “i Paqes” dhe “i të varfërve”, për përkushtimin e tij ndaj më të nevojtarëve.






















