Foto-Lajm 26 Prill 2025, 16:14 Nga VNA

Shpërthim i fuqishëm në Iran, 516 persona të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim i fuqishëm në Iran, 516 persona të plagosur

Të paktën 516 persona janë lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në portin Bandar Abbas të Iranit, konkretisht në terminalin e kontejnerëve Sina. Shkaku i shpërthimit nuk është bërë ende i ditur. Sipas autoriteteve, shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei, një qendër e madhe e transportit të kontejnerëve dhe rezervuarëve të naftës. Pamjet në rrjetet sociale treguan re të mëdha tymi, dëme në ndërtesa dhe automjete, si dhe njerëz që ndihmonin të plagosurit. Porti ndodhet në ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërsa në vitin 2020 ishte objekt i një sulmi të madh kibernetik të atribuar Izraelit.

Video

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur dhe të veshur me të zeza hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi, në Uellsin e Ri Jugor. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tetë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa zona rreth plazhit mbetet e rrethuar nga policia. Dyshimet për dy personat e përfshirë kanë rezultuar në arrestimin e tyre. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej sulmuesve është neutralizuar nga një person i pranishëm në vendngjarje. https://www.vna.al/bota/dy-persona-qellojne-me-arme-mbi-turmen-e-njerezve-ne-festen-hebraike-ne-aus-i17887

Rama ç’armatos Isa Boletinët e BKH-së.

Një avion Boeing 777-200ER i United Airlines kreu një ulje emergjente në aeroportin Washington Dulles, pak minuta pas ngritjes për në Tokio, për shkak të një defekti teknik në motor. Sipas njoftimit të linjës ajrore, fluturimi UA 803 u detyrua të kthehej menjëherë në aeroportin e nisjes pasi u konstatua humbje e energjisë në një nga motorët. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe nuk u raportuan të lënduar mes 275 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. United Airlines u kërkoi ndjesë pasagjerëve për kthimin e papritur, duke sqaruar se avioni do t’i nënshtrohej kontrolleve dhe riparimeve teknike përpara se të rifillonte fluturimin. Udhëtarët pritet të transportohen drejt destinacionit final, aeroportit Haneda në Tokio, me një avion tjetër. https://www.vna.al/bota/defekt-ne-motor-avioni-united-airlines-ben-ulje-emergjente-ne-uashington-pa-i17882

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme