Foto-Lajm 19 Prill 2025, 09:43 Nga VNA

Në kulmin e fushatës Rama mbron administratën: Ka probleme dhe "hije", por jam përballur personalisht

Ndaje në Whatsapp
Në kulmin e fushatës Rama mbron administratën: Ka probleme dhe

Në podkastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar katër të rinj të kthyer nga jashtë shteti. Me këtë rast, kreu i qeverisë iu përgjigj kritikave të përsëritura se administrata shqiptare përbëhet vetëm nga "hajdutë", duke theksuar se kjo është bërë një refren i padrejtë.

Ai pranoi se administrata ka problemet dhe “hijet” e saj, por theksoi se është përpjekur personalisht për t’u përballur me to.

Rama shprehu krenarinë e tij për vlerësimet pozitive që administrata shqiptare ka marrë nga vendet e Bashkimit Europian gjatë procesit të “screening”-ut për integrimin.

Sigurisht që tani në kulmin e fushatës Rama do ndihet krenar për administratën. Nuk janë pak, por mbi 180 mijë punonjës që marrin rrogën nga zyrat e shtetit dhe paguhen që shumica prej tyre të parazitojnë ose të patronazhojnë.

Video

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër. Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur. Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë. Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë. Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur dhe të veshur me të zeza hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi, në Uellsin e Ri Jugor. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tetë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa zona rreth plazhit mbetet e rrethuar nga policia. Dyshimet për dy personat e përfshirë kanë rezultuar në arrestimin e tyre. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej sulmuesve është neutralizuar nga një person i pranishëm në vendngjarje. https://www.vna.al/bota/dy-persona-qellojne-me-arme-mbi-turmen-e-njerezve-ne-festen-hebraike-ne-aus-i17887

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme