Foto-Lajm 17 Mars 2025, 16:20 Nga VNA

Miratohet Këshilli Drejtues i RTSH-së, sa vota morën anëtarët

Ndaje në Whatsapp
Miratohet Këshilli Drejtues i RTSH-së, sa vota morën

Kuvendi votoi sot anëtarët e Këshillit Drejtues  të Radio Televizionit Publik. Petrit Beci- 76 vota pro, 5 abstenime, 3 kundër. Rajmonda Bulku-  78 vota pro, 3 abstenime, 7 kundër. Osman Mula – 84 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër. Bujar Kapexhiu- 75 vota pro, 4 abstenime, 5 kundër. Robert Budina – 66 vota pro, 9 abstrenime, 112 kundër. Eno Civici – 77 vota Pro, 7 abstenime, 2 kundër. Alket Braho- 55 vota pro, 26 abstenime, 6 vota kundër. Lorenc Vangjeli- 72 vota pro, 6 abstenime, 5 vota kundër. Pano Xhixho – 82 vota Pro, 5 abstenime, 0 kundër. Zamira Kita -77 vota Pro. Kryetar i Këshillit Drejtues: Helidon Haliti-  10 vota pro, 16 abstenime, 57 kunder. Fatjon Hoxhalli- 74 vota pro, 6 abstenime, 7 kundër.

Video

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja zyrtare e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin. Në video, Merz shihet duke pritur fillimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e informon për mbërritjen e delegacionit amerikan. Më pas, ai mirëpret përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. “Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, ka shkruar Merz.

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër. Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur. Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë. Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë. Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme