Foto-Lajm 25 Janar 2025, 19:48 Nga VNA

Zjarr në parkimin e kompleksit Kika 1, Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në parkimin e kompleksit Kika 1, Tiranë

 

Vetëm pak minuta më parë ka rënë zjarr në parkimin e kompleksit Kika 1 në Tiranë. Sipas raportimeve të para pranë VNA-së mësohet se nga zjarri i rënë janë nxjerrë jashtë makinat që ndodheshin në parkim.

Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve që kompleksi Kika përfshihet nga zjarri.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, që po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhin e një pallati 8-katësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Video

Denoncimi i studiuesit Auron Tare, në rrjetin e tij social Facebook, mbi hyrjen e mbuluar me plehra në Parkun Kombëtar të Butrintit. Statusi "Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 Shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vëndet më të rëndësishme të Trashëgimisë sonë kulturore në se nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit. E dyta imagjinoni se çfarë cfarë shikojnë vizitorët që hynë në Park çdo ditë".

? Fund i një epoke në Bavari! Dy kullat gjigante ftohëse të termocentralit bërthamor në Gundremmingen, në jug të Gjermanisë, u rrëzuan sot me një shpërthim të kontrolluar – një moment simbolik që shënon përfundimin e prodhimit të energjisë bërthamore në këtë zonë. ⚡?? Të ndërtuara me rreth 56 mijë tonë beton, kullat u hodhën në erë përmes tre shpërthimeve të planifikuara, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën nga larg këtë ngjarje historike, plot emocione mes nostalgjisë dhe shpresës për të ardhmen. ?? Termocentrali i Gundremmingen ka qenë për dekada shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, duke siguruar vende pune dhe stabilitet ekonomik për rajonin. Pas mbylljes në dhjetor 2021, procesi i çmontimit të plotë do të vazhdojë deri në vitin 2040, si pjesë e tranzicionit të Gjermanisë drejt energjinë së pastër dhe të rinovueshme. ☀️?️

Kur mblidhej Byroja

Prokuroria e Parisit ka nisur hetime pas publikimit të një videoje ku tre të burgosur kërcënonin ish-presidentin Nicolas Sarkozy. Autoritetet kanë sekuestruar dy telefona celularë që dyshohet se janë përdorur për xhirimin e videos. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e Sarkozy-t, i cili tashmë është nën hetim nga policia franceze. Rasti po trajtohet si kërcënim serioz ndaj jetës së tij.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme