Foto-Lajm 26 Dhjetor 2024, 16:35 Nga VNA

Speciale/ Ekuipazhi "luftoi" të shpëtonte avionin

Ndaje në Whatsapp
Speciale/ Ekuipazhi "luftoi" të shpëtonte avionin

Ekspertët besojnë se ekuipazhi i një aeroplani të Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua më 25 dhjetor, po luftonte për të kontrolluar avionin në momentet e tij të fundit. Ende nuk është dhënë ndonjë shkak zyrtar për aksidentin, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona. Ndërkohë, familjarët dhe miqtë e pasagjerëve shprehën frikën dhe ndan histori për të dashurit e tyre disa orë pas fatkeqësisë. Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat nga avioni i pasagjerëve që u rrëzua një ditë më parë në Kazakistan. Avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines kishte 67 persona në bord. Autoritetet kanë thënë se 38 persona kanë vdekur dhe 29 i kanë mbijetuar përplasjes. Fluturakja ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Grozni të rajonit rus, Çeçeni. Por, avioni devijoi rrugën dhe tentoi të bënte ulje emergjente afër qytetit Aktau në perëndim të Kazakistanit. Autoritetet në Azerbajxhan dhe Kazakistan kanë nisur hetimet për të kuptuar shkakun e rrëzimit, teksa është gjetur edhe incizimi nga kabina e pilotit. Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha se ende është herët të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit, por sugjeroi se moti i lig mund të ketë kontribuar në incident. “Informacioni që më është dhënë është se avioni ndryshoi rrugën nga Bakuja për në Grozni për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe u nis drejt aeroportit të Aktaut para se të rrëzohej”, tha ai. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se “të gjithë skenarët janë duke u hetuar”. Në avionin e rrëzuar ishin 42 shtetas të Azerbajxhanit, 16 të Rusisë, gjashtë të Kazakistanit dhe tre të Kirgizisë. Zëvendëskryeministri kazak, Qanat Bozymbaev – i cili është përgjegjës për komisionin e posaçëm qeveritar për hetimin e incidentit – tha se shumica e viktimave nuk kanë mundur të identifikohen menjëherë, pasi kanë pësuar djegie të rënda. Sa i përket të lënduarve, ai tha se disa kanë lëndime të moderuara, por ka edhe persona në gjendje të rënduar shëndetësore që kanë pësuar djegie të mëdha. Ndërkaq, sa u përket të shpëtuarve, nëntë janë rusë, të cilët janë dërguar në Moskë me një avion nga Ministria ruse e Emergjencave më 26 dhjetor. Kompania Azerbaijan Airlines ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Bakuja drejt Çeçenisë derisa të kryhen hetimet për tragjedinë. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka cituar zyrtarë të kenë thënë se avioni kishte kaluar të gjitha kontrollet në tetor dhe piloti kishte “përvojë të madhe” me mbi 15.000 orë fluturim.

REL

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme