Foto-Lajm 12 Dhjetor 2024, 15:04 Nga VNA

Parlament PD kërkon "kokën" e Xhaçkës/ PS nuk e lëshon

Ndaje në Whatsapp
Parlament PD kërkon "kokën" e Xhaçkës/ PS nuk e

 

Kryefjala në seancën e sotme parlamentare është mandati i deputetes Olta Xhaçka. Pas marrjes së opinionit nga Komisioni i Venecias, deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë që mocioni të votohet në Parlament, PS refuzon.

Në çdo fjalim të djathtëve theksohet shkelja e Kushtetutës nga maxhoranca. Madje, deputeti Asllan Dogjani vijon të qëndrojë në këmbë afër foltores duke kujtuar socialistëve se po shkelin ligjin. Ndaj tij, kryetarja e Parlamentit lëshoi edhe një vërejtje për shkelje të procedurës parlamentare.

Përkundrejt pretendimeve të opozitarëve, deputetët socialistë Klotilda Bushka dhe Taulant Balla, hodhën poshtë akuzat dhe theksuan se Komisioni i Venecias ka konfirmuar të drejtën e parlamentit për të votuar çështje që janë brenda kompetencës së tij. Ai nënvizoi se mazhoranca ka respektuar ndarjen e pushteteve dhe parimet e Kushtetutës, duke mos devijuar nga proceset ligjore.

Video

Muzeu i Luvrit mbeti i mbyllur të hënën, duke lënë mijëra vizitorë të zhgënjyer, pasi stafi nisi një grevë në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mungesës së personelit. Punonjësit kërkojnë staf shtesë dhe masa për të përballuar mbipopullimin, në një periudhë me fluks të lartë turistësh për shkak të festave të Krishtlindjeve. Stafi i pritjes dhe sigurisë thekson se mbingarkesa e vizitorëve dhe mungesa e personelit po rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të muzeut më të vizituar në botë. Auditimet e mëparshme kanë paralajmëruar për dobësi strukturore në siguri, përfshirë zona që u shfrytëzuan edhe gjatë grabitjes së fundit.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të hënën rreth orës 17:30 në një ndërtesë banimi katërkatëshe në Trévoux, në periferi të Lionit, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima, përfshirë dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. Sipas autoriteteve lokale, një grua dhe tre fëmijët e saj ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Gruaja dhe djali i saj më i madh mbijetuan, ndërsa dy fëmijët më të vegjël, të nxjerrë nga rrënojat në gjendje arresti kardiak, u shpallën të vdekur pak më vonë nga ekipet e shpëtimit. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe hetimet vijojnë.

Kur pret që të vdesë babai që të shesësh shtëpinë.

Në foltoren e sotme të PD përpara Kryeministrisë, e veçanta e kësaj jave ishte pjesëmarrja e Argita Berishës. Pas shumë kohësh ajo u rishfaq në protestat e opozitës, pikërisht në kohën kur në PD ka rinisur debati i brendshëm për lidershipin e saj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme