Foto-Lajm 25 Janar 2025, 17:23 Nga VNA

Shpallen 5 ditë zie për Kryepeshkopin Anastas,  zgjidhet pasuesi i përkohshëm

Ndaje në Whatsapp
Shpallen 5 ditë zie për Kryepeshkopin Anastas,  zgjidhet pasuesi

Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë sot në mesditë janë marrë disa vendime. Kështu, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.Shpallja e zisë kishtare për pesë ditë, nga data 25 deri më 29 janar 2025. Homazhet do të nisin të martën, më 28 janar, në ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Besimtarët do të kenë mundësi ta nderojnë Kryepeshkopin e ndjerë gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, në ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Video

IKMT zbarkon këtë mëngjes në zonën e Drimadhes në Dhërmi. Në fokus shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti sipas IKMT ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo me shpërthim. Aksioni i IKMT vijon prej disa ditësh, ndërsa në fokus shembja e objekteve që nuk janë klasifikuar nga legalizimi ose nuk kanë leje ndërtimi.

Pamjet nga momenti i ndalimit dhe arrestimit në Tunelin e Murrizit? Policia ka arrestuar një 22 vjeçar, në Tunelin e Murrizit, pasi është kapur duke transportuar armë për llogari të grupeve kriminale. Në automjetin e Ardit Doçit, banues në Burrel, Policia gjeti dhe sekuestroi: • 2 armë zjarri kallashnikov • 4 krehra municioni • automjetin dhe celularin e të arrestuarit

Kandidatja republikane për Kongres nga Teksasi, Valentina Gomez, publikoi një reklamë fushate në të cilën shihet duke djegur Kuranin, duke deklaruar se Islami duhet ndalur “njëherë e përgjithmonë.”

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme