
Në fshatin Bunec të Himarës është çarë diga e Hidrocentralit në Bunec të Lukovës. Për rrjedhojë është bllokuar rruga nacionale Sarandë – Himarë, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile. “Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njofton policia. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.