Foto-Lajm 10 Mars 2025, 15:21 Nga VNA

Vrasja tek "Fan Noli", nëna 14 vjeçarit kërkon gjyq publik

Ndaje në Whatsapp
Vrasja tek "Fan Noli", nëna 14 vjeçarit kërkon gjyq

Nëna e Martin Canit, të miturit që u vra në afërsi të shkollës "Fan Noli", kërkoi drejtësi për tragjedinë e saj.

“Dua drejtësi. Procesi të zhvillohet me dyer të hapura. Fëmija im le të bëhet simbol, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më,” tha Florina Cani.

Nëna e viktimës mori pjesë në seancën paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, Mario P. Seanca u shty për shkak të mungesës së Luis Mecjes, të miturit që mbeti gjithashtu i plagosur në ngjarje.

 

Video

Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan sot në Dingle Bay, pasi anija e tyre e peshkimit doli jashtë kursit dhe mbeti e bllokuar në breg. Ata ndodheshin në një anije peshkimi me flamur francez dhe u evakuuan me sukses nga shërbimet e rojës bregdetare.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja zyrtare e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin. Në video, Merz shihet duke pritur fillimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e informon për mbërritjen e delegacionit amerikan. Më pas, ai mirëpret përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. “Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, ka shkruar Merz.

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër. Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur. Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë. Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë. Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme