Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit, të cilat do t’u dërgohen emigrantëve përmes shërbimit postar.
Fletët do të dorëzohen personalisht pas tre përpjekjeve në orare të ndryshme, ose mund të tërhiqen në një pikë të shërbimit postar me dokument identifikimi.
Sipas kreut të KQZ, z.Celibashi fletët e votimit do të mbërrijnë në Shqipëri më 7-8 prill, ndërsa zarfe përkatëse do të jenë gati deri më 10 prill.
Dërgesa për votuesit do të nisë më 17 prill, duke u lënë 3-4 ditë për kthimin e zarfeve, në mënyrë që votat të llogariten si të vlefshme për zgjedhjet.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja zyrtare e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin.
Në video, Merz shihet duke pritur fillimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e informon për mbërritjen e delegacionit amerikan. Më pas, ai mirëpret përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
“Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, ka shkruar Merz.

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit.
Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër.
Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur.
Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë.
Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë.
Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë.
https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.