Foto-Lajm 24 Mars 2025, 17:00 Nga VNA

Kosovë, 24 Mars 1999

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, 24 Mars 1999

Më 24 mars 1999, qielli mbi Kosovë u mbush me avionët e NATO-s, duke nisur një fushatë historike për t’i dhënë fund spastrimit etnik të kryer nga Serbia.

Pas muajsh përpjekjesh diplomatike të refuzuara nga Beogradi, aleanca ndërhyri për të ndalur dhunën dhe për të mbrojtur një popull që vuante.

Bombardimet, që zgjatën 78 ditë, ndëshkuan forcat serbe, të cilat reaguan me akte hakmarrëse tragjike: mbi 10,000 të vrarë, më shumë se 800,000 të përndjekur dhe rreth 5,000 të zhdukur.

Më 10 qershor 1999, një marrëveshje historike vulosi tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova. Dy ditë më pas, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në tokën që kishte derdhur gjak për liri, duke i dhënë fund sundimit të Beogradit dhe hapur rrugën për një epokë të re.

Në 24 mars të vitit 1999, Kosova filloi të shkruante kapitullin e saj të lirisë.

Video

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka publikuar pamje nga pritja zyrtare e delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Berlin. Në video, Merz shihet duke pritur fillimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e informon për mbërritjen e delegacionit amerikan. Më pas, ai mirëpret përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. “Ne duam paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Na presin sfida të vështira, por jemi të vendosur të ecim përpara. Interesat ukrainase janë edhe interesa evropiane”, ka shkruar Merz.

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër. Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur. Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë. Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë. Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme