Një tërmet i fuqishëm prej 6,2 shkallësh ndodhi të mërkurën në Stamboll, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, duke e cituar Presidencën për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive në Turqi.
Qendra Hulumtuese Gjermane e Gjeoshkencave thotë se tërmeti kishte fuqi prej 6,2 shkallësh dhe në thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqe, raporton televizioni BBC.
Ndërtesat në Stamboll janë dridhur dhe njerëzit janë parë duke dalë në rrugë në anën evropiane të qytetit.
Reporterja e BBC-së, Orla Guerin, tha se edhe vetë doli me vrap nga ndërtesa në të cilën ndodhej, pasi e ndjeu dridhjen qartazi.
Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit.
Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër.
Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur.
Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë.
Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë.
Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë.
https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur dhe të veshur me të zeza hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi, në Uellsin e Ri Jugor.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tetë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa zona rreth plazhit mbetet e rrethuar nga policia. Dyshimet për dy personat e përfshirë kanë rezultuar në arrestimin e tyre. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej sulmuesve është neutralizuar nga një person i pranishëm në vendngjarje.
https://www.vna.al/bota/dy-persona-qellojne-me-arme-mbi-turmen-e-njerezve-ne-festen-hebraike-ne-aus-i17887