Prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Eneid Nakuci, së bashku me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku zhvilluan takime me drejtuesit lokalë të policisë, në kuadër të hetimeve për krimet zgjedhore.
SPAK ka shpërndarë në çdo qark prokurorë të posaçëm dhe agjentë të BKH-së për të hetuar çdo aspekt të mundshëm të krimeve zgjedhore, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 11 maj.





















