Këtë të hënë banorët e fshatit Hotolisht kanë protestuar për herë të katërt kundër ndërtimit të rrugës Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, duke kërkuar ndërtimin e një tuneli që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë apo tokat e tyre.
Ata shprehen të pakënaqur me procesin e shpronësimeve, që sipas tyre ofron vlera qesharake dhe nuk reflekton vlerën reale të pronave. Protesta u zhvillua në prani të shumtë të forcave të policisë, ndërsa në të morën pjesë edhe fëmijë.
Banorët kritikojnë ministren Belinda Balluku për mungesë reagimi dhe paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje. Protesta e fundit është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë.






















