Në Tiranë, 1 Maji u shënua me një protestë nga punëtorë, sindikalistë dhe aktivistë, të cilët kërkuan paga dinjitoze, kushte më të mira pune dhe respekt për të drejtat e tyre.
Me pankarta dhe thirrje, ata theksuan se integrimi në Bashkimin Evropian duhet të shoqërohet me mbrojtje të vërtetë të të drejtave të punëtorëve.
Një instalacion simbolik u vendos për të pasqyruar diferencën mes kostove të jetesës dhe pagave që marrin punonjësit.






















