Tymi i zi është parë të dalë nga oxhaku mbi Kapelën Sistine. Duke dështuar sërish votimi për zgjedhjen e Papës së ri. Dy votime paradite e dy votime pasdite: këtë bëjnë sot 133 kardinajtë me të drejtë vote, që janë mbledhur nga dita e djeshme, 7 maj, në Kapelën Sikstine, në Vatikan, për të zgjedhur Papën e ri, i cili do të jetë në krye të Kishës Katolike Universale pas Atit të Shenjtë Françesku.






















