Foto-Lajm 12 Maj 2025, 14:02 Nga VNA

Vota e Diasporës / PS kërcënon numëruesit: Mos luani me zjarrin e ligjit

Ndaje në Whatsapp
Vota e Diasporës / PS kërcënon numëruesit: Mos luani me

"E qartë si dielli i kësaj dite pranvere. Qytetarët përmbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike" kështu deklaroi Selda Çepe, zëdhënëse e PS. Nga selia rozë, Çepe falenderoi edhe komisionerët e vëzhguesit e qendrave të votimit, "që me korrektesë garantuan një proces votimi të qetë dhe me standarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota"-deklaroi zëdhënësja. Duke u fokusuar tek  tek numërimi, veçanërisht tek votat e Diasporës, PS me forcën e pushtetit kërcënoi edhe numëruesit "ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit"-tha Çepe.

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme