Ditën e sotme Partia Socialiste do duhej të festonte 34 vjetorin e themelimit të saj. Deputetë, themelues dhe anëtarë të Partisë Socialiste kanë "shpërthyer" në urime por kanë heshtur për festimet e saj.
Sot burimet mediatike konfirmojnë se Edi Rama ka udhëtuar jashtë Shqiperisë, por nuk deklarojnë destinacionin dhe as qëllimin.
Ndërkohë, pak ditë më parë gazetari i njohur Robert Papa, në një intervistë për Euronews Albania tha se "Rama udhëton drejt ShBA-ve nga data 12-19 qershor, për të marrë pjesë në dasmën e djalit të George Soros, Alexander Soros".
Kjo deklaratë e tij kaloi pa pohuar apo mohuar nga zyrtarë apo zyra e shtypit e qeverisë.
Sot është fakt që në PS nuk ka organizuar asgjë dhe se festimet janë shtyrë dhe se kreu i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri.






















