Foto-Lajm 2 Gusht 2025, 21:15 Nga VNA

Nexhmije Sula, 50 vjeçarja plagosur nga i biri

Ndaje në Whatsapp
Nexhmije Sula, 50 vjeçarja plagosur nga i biri

 

Nexhmije Sula, 50 vjeçarja, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, Maqellarë. 

Ajo u plagos rëndë këtë pasdite nga djali i saj, 26-vjeçari Ikler Sula, pas një konflikti familjar.

Sipas burimeve zyrtare, i riu dyshohet se e ka goditur të ëmën 7 herë me thikë. Nexhmije Sula ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mësohet se autori kishte kohë që vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, policia dhe autoritetet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e plota të këtij akti të rëndë.

Njoftimi Policisë 

"Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve".

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme