Foto-Lajm 1 Gusht 2025, 12:13 Nga VNA

Marie Curie, shkencëtarja tani edhe në kartëmonedhën europiane

Ndaje në Whatsapp
Marie Curie, shkencëtarja tani edhe në kartëmonedhën

Një dizajn i ri i kartëmonedhës euro ka rindezur një debat të kahershëm mes Francës dhe Polonisë mbi trashëgiminë e shkencëtares fituese të Çmimit Nobel, Marie Curie (e lindur Skłodowska).

E lindur në Varshavë në vitin 1867, Skłodowska-Curie më pas u shpërngul në Francë, ku u bë gruaja e parë që fitoi një Çmim Nobel, kur në vitin 1903 u nderua me këtë çmim prestigjioz për fizikë, së bashku me bashkëshortin e saj, Pierre.

Shkencëtarja e mirënjohur mori gjithashtu Çmimin Nobel për kimi tetë vite më vonë, duke e bërë atë personin e vetëm që ka fituar çmime Nobel në dy fusha të ndryshme shkencore.

Ajo vetë përdori versione të ndryshme të mbiemrit të saj gjatë viteve — gjatë jetës së bashkëshortit të saj, ajo nënshkruante si Skłodowska-Curie, por më vonë gjithnjë e më shpesh si M. Curie.

Historia e saj personale është rikthyer në qendër të vëmendjes pas planeve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të prezantuar një seri të re kartëmonedhash, ku Skłodowska-Curie mund të paraqitet në kartëmonedhën 20-euroshe.

Emri i kontestuar

Në Poloni, ky vendim ka shkaktuar një valë pakënaqësie.

Për shumë qytetarë polakë, mospërfshirja e mbiemrit të vajzërisë së fitueses së Nobelit — ose zëvendësimi i emrit polak me versionin e tij francez — nuk është thjesht një çështje formale, por simbolike.

Ata e shohin këtë si një kujtesë për nënvlerësimin e kontributit të Polonisë në historinë evropiane.

Dimensioni politik i debatit u bë i qartë kur mediat dhe komentatorët polakë vunë në dukje se figura të tjera historike — përfshirë Miguel de Cervantes-in apo Ludwig van Beethoven-in — kanë ruajtur emrat origjinalë në secilën version gjuhësor.

Në përgjigje të ankesave, BQE ka theksuar se po merr parasysh kompleksitetin e çështjes.

 

 

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme