Politika 13 December 2025, 21:02 Nga VNA

Thotë dy.. por në fakt Flamur Noka ka firmosur për 6 kandidatë për Avokatin e Popullit

Ndaje në Whatsapp
Thotë dy.. por në fakt Flamur Noka ka firmosur për 6

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u vendos sot në qendër të debatit në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, ku u diskutua edhe dështimi spektakolar i opozitës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ai u justifikua duke thënë se vetë ka firmosur vetëm për dy kandidatë: Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë.

Por e vërteta qëndron ndryshe. Zoti Noka, në fakt, ka firmosur për të paktën 6 kandidatë për Avokatin e Popullit. Mes tyre janë edhe emrat e Jola Hysajt, Skënder Halucit, Aranita Brahaj dhe Samir Vishajt.

Kaq qesharake janë bërë me justifikime deputetët firmëtarë të PD-së, sa tani gjejnë çdo mënyrë për të mbuluar gjellën e prishur që gatuan për të zgjedhur Avokatin e Popullit me firma të sajuara dhe të mbledhura me nxitim të pajustifikuar, në një proces që kërkonte së paku pjekuri dhe negociata.

Tashmë, gjëja e vetme që u ka mbetur është t’ia ngecin topin njëri-tjetrit ose të kërkojnë falje publike, a thua se kanë shkelur ndonjë duke ecur në rrugë e jo kanë firmosur me vetëdije të plotë kandidatura që do të votoheshin në Parlament.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme