Kronika 7 December 2025, 11:40 Nga VNA

Pajisje përgjimi në Portin e Durrësit, tre italianë largohen dhe institucionet heshtin

Ndaje në Whatsapp
Pajisje përgjimi në Portin e Durrësit, tre italianë largohen

Lajmi se dje në Portin e Durrësit ishin bllokuar pajisje të dyshuara përgjimi po kalon pa shumë vëmendje. Arsyet i dinë ata që përpiqen t’i fshehin, por VNA ka vendosur ta rikthejë sërish të gjithë ngjarjen dhe të shpjegojë përse heshtin institucionet përgjegjëse për këtë rast. Institucione që, në fakt, do të duhej të ishin së paku transparente me publikun, qoftë edhe me një deklaratë për sekuestrimin e pajisjeve, për të mos folur për një rast që mund të konsiderohet skandal dhe që do të duhej të vinte në alarm drejtuesit e tyre dhe jo vetëm.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në Portin e Durrësit ka mbërritur trageti i linjës Ankona–Durrës, ku në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe tre shtetas italianë, të cilët udhëtonin me një automjet. Brenda automjetit, më vonë, autoritetet shqiptare do të zbulonin dhe do të bllokonin pajisje përgjimi të sofistikuara. Të njëjtët persona do të riktheheshin sërish në mëngjes me të njëjtin target.

Personat, dy prej të cilëve rezultojnë se janë zyrtarë të Guardia di Finanza dhe një person i tretë, pasi janë kapur me pajisjet, janë marrë në pyetje dhe më pas janë lejuar të udhëtojnë sërish drejt Italisë.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Durrësit, por nuk dihet ende se për çfarë veprash penale po heton institucioni i akuzës. Në fakt, kjo ngjarje do të duhej të kishte tronditur dhe vënë në lëvizje autoritetet policore dhe ato hetimore, sidomos kur bëhet fjalë për një aks ku bandat e rrezikshme kohët e fundit kanë qenë aktive si në veprime, ashtu edhe nën rrezen e veprimit të aksioneve të SPAK dhe partnerëve ndërkombëtarë. Por, në vend që të bëhet transparencë, të gjithë heshtin.

Së paku autoritetet do të duhej të shpjegojnë nëse është përgjuar me ato pajisje dhe, nëse po, a janë shkelur ligjet shqiptare? A janë përdorur pajisjet në ujërat territoriale të vendit tonë, apo në ujëra ndërkombëtare? A ka dalë automjeti nga Porti për t’u rikthyer dhe, nëse kjo ka ndodhur, në cilat zona është ndaluar? Çfarë përfaqësojnë tre personat që janë lejuar të largohen? A janë të përfshirë punonjësit e Guardia di Finanza? A do të duhej të lejoheshin të iknin nga vendi derisa çështja të sqarohej? A ka pasur ndonjë subjekt të rëndësishëm në tragetin me të cilin ata mbërritën nga Italia në Durrës?

Pyetjet që duhet t’u japë përgjigje policia janë të shumta, por edhe plotësisht legjitime. Sepse në Shqipëri edhe më herët janë përdorur pajisje të dyshuara përgjimi, siç ishte rasti i IMSI-Catcher, për të cilin asnjëherë nuk u zbardh e vërteta se kush dhe përse u përgjuar. Në atë kohë, kreu i Policisë së Shtetit dhe dy vartës të tij u pezulluan nga detyra me vendim gjykate. Më vonë, një shtetas izraelit u kap në Rinas me pajisje të dyshuara përgjimi, rast që po ashtu nuk pati transparencë të plotë.

Këto pajisje janë bllokuar pikërisht në kohën kur flitet se do të ketë goditje të krimit në aksionin Tiranë–Durrës, ndaj do të duhet të sqarohet nëse janë përgjuar pikërisht këta eksponentë. Nëse kjo ka ndodhur, përse s’e bënë autoritetet shqiptare?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme