Kronika 13 December 2025, 22:14 Nga VNA

Aksident në Tiranë, humb jetën 40 vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Tiranë, humb jetën 40 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë. Mësohet se një 23-vjeçar me makinë ka përplasur të 40-vjeçar me motor, i cili ka humbur jetën nga përplasja. Ndërkohë që e dëmuar ka mbetur pasagjerja në motor, një vajzë 22-vjeçare. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme