Politika 5 December 2025, 11:57 Nga VNA

Manipulim i zgjedhjeve, Berisha: “Një person trokiti në derë natën e zgjedhjeve me një zarf në dorë”

Ndaje në Whatsapp
Manipulim i zgjedhjeve, Berisha: “Një person trokiti në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku akuzoi kryeministin Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe përdorim të burimeve shtetërore dhe kriminale për qëllime elektorale.

Berisha deklaroi se “fuqia e drogës në regjimin e Edi Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve”, duke shtuar se qeveria përdor çdo mekanizëm për të siguruar fitoren. Ai rrëfeu edhe një episod që, sipas tij, i është treguar nga një kryetar dege i PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Berishës, një familje prej tre personash, mbështetës të opozitës, është përballur me presion gjatë natës së zgjedhjeve. Kryefamiljari i kishte treguar se një person i panjohur kishte trokitur në derë dhe kishte lënë një zarf, brenda të cilit ndodheshin 1000 euro, si dhe një shënim me mesazhin “mos shko nesër në zgjedhje”.

“Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi brenda. Si përfundim nuk shkova”, citoi Berisha qytetarin, duke e përshkruar atë si “njeri të ndershëm” që u vu mes presionit dhe kërcënimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi Ramën si “përfaqësues kryesor të karteleve të drogës”, duke thënë se kryeministri mori masa “më të egra se Maduro”, përfshirë, sipas tij, ndjekjen penale të drejtuesve të opozitës dhe organizimin e mbi 4 mijë aktiviteteve të ndaluara me ligj. Po ashtu, sipas tij, qeveria shpërndau legalizime dhe fali gjoba me qëllim fitoren në zgjedhje.

Berisha theksoi se takimi i sotëm ka për qëllim gjetjen e një marrëveshjeje të përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale. “Shqipëria sot është një njollë e zezë në hartën e Europës, një autokraci elektorale që e pranon pluralizmin, por e shtyp atë”, u shpreh ai, duke iu referuar raportit të fundit të OSBE/ODIHR.

Megjithatë, asnjë prej aleatëve kryesorë të koalicionit nuk ishte i pranishëm në takim. Fatmir Mediu ndodhet jashtë vendit dhe u përfaqësua nga këshilltari bashkiak, ndërsa nga Partia e Lirisë mori pjesë deputetja Burnilda Hoxha. Agron Duka mungoi gjithashtu.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme