Janë mjaftuar me një njoftim në rrjetet sociale që Autoriteti Rrugor Shqiptar të mbyllë urën auto-hekurudhore të Milotit, një strukturë kyçe 788 metra e gjatë. Sipas tyre, mbyllja ka ardhur për shkak të problemeve serioze në qëndrueshmëri dhe siguri, të cilat janë evidentuar nga ekspertiza teknike më e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, ura paraqet rrezik të lartë si rezultat i: dëmtimeve të mëdha në themelet mbështetëse, erozionit të theksuar për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit në lumin poshtë urës, gërryerjeve të shtratit lumor l përgjatë gjithë gjatësisë së strukturës.
Për këtë thuhet se me Universitetin Politeknik të Tiranës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur hartimin e një projekti ndërhyrjeje emergjente, ndërkohë që qarkullimi në urë do të jetë i ndërprerë në mënyrë të plotë. Ndërtimi i një ure të re është përfshirë tashmë në programin kombëtar “100 Ura”, që realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore dhe synon të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për infrastrukturën rrugore. Rrugë alternative të rekomanduara për qytetarët, rruga kryesore Lezhë – Milot, si dhe Rruga e Kombit.






















